Kurti nga Prishtina: Drejtësia në Hagë nuk mund ta tjetërsojë karakterin çlirimtar të UÇK-së

1 minute, 4 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ripotencuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte tërësisht e drejtë dhe e pashmangshme.

Gjatë fjalimit të tij në hapje të Konferencës së Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, me tematikën “Nga lufta në rimëkëmbje”, ai deklaroi se proceset gjyqësore në Hagë nuk arrijnë ta kontestojnë natyrën çlirimtare dhe antikolonialiste të rezistencës kosovare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, e jo si pasojë e dëshirës për dhunë apo dominim. Ajo përfaqësonte kundërpërgjigjen ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik që kulmoi me aparteid dhe mohimit të të drejtave elementare deri në gjenocid. Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund ta vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialist të luftës sonë, e as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi e dinjitet njerëzor”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme në Hagë, katër udhëheqësit e UÇK-së po paraqesin fjalët e tyre përfundimtare para trupit gjykues./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme