Dosjet e Jeffrey Epstein tronditin botën: Pse po kërkohet transparencë e plotë për listën e emrave?

1 minute, 28 seconds Read

Tre milionë dokumente lidhur me Jeffrey Epstein, të cilat provokuan një tërmet të vërtetë politik në shumë shtete duke implikuar figura të profilit të lartë, më në fund janë bërë publike.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të gjitha dosjet tashmë janë në dispozicion të publikut, ndonëse ligjvënësit nga të dyja krahët politike pohojnë se ky hap nuk është i mjaftueshëm.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Përmes një letre dërguar Kongresit, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe zëvendësi i saj Todd Blanche, konfirmojnë se materialet e shpalosura përmbajnë një listë të gjerë emrash që figurojnë në këto dosje.

Megjithatë, ky material nuk duhet ngatërruar me “listën e famshme të klientëve” të financierit që vdiq në burg më 2019, nën akuzat për abuzim dhe trafikim të fëmijëve.

Bëhet fjalë për emra që shfaqen nëpër dokumente, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme apo krime.

Donald Trump, Bill Gates, ish-princi Andrew dhe Bill Clinton – emrat e të cilëve figurojnë në listë – kishin raporte të dokumentuara në të kaluarën me Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

Pjesë e këtyre materialeve rezultojnë të jenë befasishëm edhe emrat e ikonave të ndjera të muzikës, si Janis Joplin dhe Elvis Presley.

Në reagim ndaj këtyre zhvillimeve, kongresmeni demokrat Ro Khanna kërkoi transparencë absolute, duke insistuar që Departamenti i Drejtësisë të mbrojë vetëm viktimat dhe të ekspozojë pa asnjë hezitim të gjithë agresorët.

Ekzistojnë gjithsej gjashtë milionë dokumente lidhur me trafikantin Epstein, ku deri tani është publikuar vetëm gjysma, ndërsa fati i pjesës tjetër mbetet krejtësisht i paqartë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme