Debati për legjitimitetin e UÇK-së në Hagë: Avokati Dixon argumenton të drejtën për arrestimin e ushtarëve serbë

0 minutes, 50 seconds Read

Mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon, iu përgjigj prerazi interesimit të trupit gjykues lidhur me faktin nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës zotëronte bazament ligjor për të paraburgosur ushtarët e forcave serbe gjatë kohës së luftës.

“E drejta ndërkombëtare humanitare për konfliktet e armatosura e parasheh qartë mundësinë e ndalimit të personave që konsiderohen si rrezik për sigurinë, praktikë kjo e aplikuar edhe nga shtete të tjera në rrethana të ngjashme,” theksoi Dixon.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë parashtrimit, gjykatësi ndërhynte duke kërkuar sqarime specifike nëse këtë autorizim ligjor e gëzonte edhe UÇK-ja, duke qenë se cilësohej si një aktor joshtetëror në atë periudhë.

Dixon u përgjigj me vendosmëri: “Po, jurisprudenca ndërkombëtare e ka vërtetuar tashmë se këto rregulla zbatohen njëtrajtësisht si për shtetet, ashtu edhe për entitetet që janë pjesë e një konflikti të brendshëm të armatosur”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme