Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku tema qendrore ishte anëtarësimi i Kosovës si shtet themelues në Bordin e Paqes.
Ish-kryeministri e bëri të qartë qëndrimin e partisë së tij, duke theksuar se AAK-ja mbështet pa asnjë ekuivok çdo aleancë strategjike që lidh dhe forcon Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“I shpreha presidentes vlerësimin për përfshirjen e Kosovës në këtë iniciativë globale me ftesë direkte të Presidentit Trump, duke diskutuar gjithashtu edhe për zhvillimet politike rajonale. Për ne, çdo nismë ku rreshtohemi krah Uashingtonit është jetike, ndaj Aleanca i jep mbështetje të plotë dhe pa hezitim këtij rrugëtimi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij sociale./lajmishqip.net
