Nga Shkurte Fejza te Mozzik: Artistët i bashkohen thirrjes për marshin madhështor të 17 shkurtit

1 minute, 2 seconds Read

Emra të shquar të skenës dhe artit në Kosovë kanë dalë hapur në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Nëpërmjet mesazheve publike dhe video-adresimeve, figura si Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, e deri tek artistët e gjeneratës së re si Mar1n, DJ Dagz e Blleki, u kanë bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke vënë theksin te uniteti dhe mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare.

Ky rreshtim i botës së artit krah kësaj iniciative, sipas njoftimit zyrtar, i jep marshit një peshë të veçantë shoqërore dhe kulturore, duke reflektuar ndjeshmërinë e thellë që ka opinioni publik ndaj kësaj çështjeje jetike për vendin.

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ky marshim pritet të kthehet në mobilizimin më të madh qytetar në historinë e re të Kosovës, duke bërë bashkë diasporën, familjet e dëshmorëve dhe shoqërinë civile në mbrojtje të së vërtetës historike dhe drejtësisë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme