Dosja e “nxehtë” që dridhi Podgoricën, zbardhen bisedat sekrete në WhatsApp mes zyrtarëve të lartë

1 minute, 20 seconds Read

Një skandal seksual i përmasave të mëdha ka tronditur themelet e politikës në Malin e Zi, pas qarkullimit në rrjetet sociale të videove dhe fotografive intime, ku pretendohet se janë protagonistë dy ish-zyrtarë të lartë: Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shteti, dhe Dejan Vukshiq, ish-kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Menjëherë pas rrjedhjes së këtyre materialeve kompromituese, që të dy akterët kanë ofruar dorëheqjet nga funksionet e tyre, duke nxitur polemika të ashpra dhe reagime zinxhir në taborët politikë, raportojnë mediat vendase.

Së fundmi, dritë mbi këtë raport kanë hedhur edhe mesazhet private të shkëmbyera mes tyre në platformën WhatsApp, të cilat tashmë janë bërë publike.

Pajkoviq ka iniciuar kallëzime penale për publikim të paautorizuar të jetës private, duke nxjerrë në pah biseda dhe audiopërgjime ku, sipas pretendimeve të saj, Vukshiq e kishte kërcënuar me dekonspirim të materialit.

Në anën tjetër, Vukshiq ka mohuar kategorikisht përfshirjen e qëllimshme, duke argumentuar se videoja është shpërndarë pa pëlqimin apo dijeninë e tij paraprake.

Ai ka kundërsulmuar juridikisht duke dorëzuar kallëzim penal ndaj Pajkoviqit, me pretendimin se ka qenë viktimë e një tentative për shantazh.

Ky skandal ka hapur një front të gjerë diskutimi mbi integritetin e privatësisë dhe përgjegjësinë penale që bart shpërndarja e pamjeve me përmbajtje intime.

Bazuar në legjislacionin e Malit të Zi, personat që shpërndajnë pa autorizim materiale të tilla rrezikojnë një dënim me burgim deri në pesë vite./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme