Skandali i votave në Gjakovë: Mbi 30 komisionerë në prangat e hetuesisë, priten arrestime masive

0 minutes, 37 seconds Read

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, mbi 30 komisionerë janë duke u marrë në pyetje nga njësitë e hetuesisë në Gjakovë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë zyrtarë zgjedhorë nga komuna e Malishevës, të cilët dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në manipulimet me vota gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas informacioneve që zotëron Indeksonline, pas përfundimit të procedurave të intervistimit, pritet ndalimi policor për rreth 20 persona, si të dyshuarit kryesorë për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në qendrat e numërimit.

Këto hetime intensive po udhëhiqen nga sektori për krimet ekonomike dhe korrupsionin, nën koordinimin e rreptë të prokurorisë përkatëse./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme