Tubimi i organizuar nga lëvizja “Shqipëria bëhet” përpara godinës së Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të ashpra, ku efektivët e Policisë së Shtetit janë përleshur fizikisht me protestuesit.
Ndonëse shkaqet që çuan në shpërthimin e dhunës mbeten ende të paqarta, forca të shumta policore kanë ndërhyrë me forcë duke shtyrë pjesëmarrësit, në një përpjekje intensive për t’i larguar ata nga perimetri i institucionit./lajmishqip.net
