“Forcat venezueliane po na prisnin”, Trump flet për operacionin ndaj Maduros

0 minutes, 33 seconds Read

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi ushtrinë për “shpejtësinë, fuqinë, precizionin dhe kompetencën e tyre marramendëse” gjatë operacionit ushtarak në Karakas.

Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar vepruan në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së”.

“Forcat venezueliane po na prisnin, e dinin që do vinim”, u shpreh Trump.

Pavarësisht se ishin në një “pozicion gatishmërie”, Trump tha se forcat venezueliane u “neutralizuan plotësisht”.

“Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje nuk humbi”, shtoi ai.

Presidenti tha se SHBA-të kanë “eliminuar 97% të drogës që vinte nga deti” dhe pretendoi se çdo anije që transportonte drogë vret mesatarisht 25,000 njerëz.

Publikime te ngjashme