Dramë në listën e LDK-së: Gara e fortë mes Ermal Sadikut dhe Arben Gashit për mandatin e 15-të

0 minutes, 29 seconds Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë procesuar 95 për qind të votave të kandidatëve për deputetë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa përfshirë votat e diasporës, po zhvillohet një garë e ashpër mes kandidatëve Ermal Sadiku dhe Arben Gashi.

Sipas rezultateve aktuale, Ermal Sadiku kryeson me 14 mijë e 813 vota, ndërsa menjëherë pas tij renditet Arben Gashi me 14 mijë e 280 vota.

Diferenca mes tyre është 533 vota, ndërsa gara mbetet e hapur deri në përfundimin e plotë të numërimit.

Publikime te ngjashme