KQZ mbyll numërimin e votave, ja cilët janë deputetët më të votuar të partive kryesore

0 minutes, 39 seconds Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur zyrtarisht procesin e numërimit të 100 për qind të votave për kandidatët për deputetë. Mbështetur në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ, renditja e pesë personaliteteve më të votuara brenda katër subjekteve kryesore politike mbetet e pandryshuar.

Lista e fituesve kryesorë sipas subjekteve:

  • Lëvizja Vetëvendosje (VV): Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme