Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të gjithë të përfshirët në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një tjetër “proces zgjedhor të rregullt” të mbajtur të dielën.
Në reagimin e saj, ambasada britanike ka vlerësuar punën e zyrtarëve dhe vullnetarëve të angazhuar në numërimin e votave, duke theksuar përkushtimin e tyre gjatë kësaj faze të rëndësishme të procesit.
“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave”, thuhet në deklaratë.
Ambasada britanike ka shtuar se tashmë pret “me padurim” formimin e institucioneve të reja të Kosovës, menjëherë pasi rezultatet zgjedhore të certifikohen.
“Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”, ka theksuar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. /lajmishqip.net
