Policët shpërblehen në fundvit: mbi 300 euro për angazhimin gjatë sezonit turistik

0 minutes, 58 seconds Read
Banner Description

Punonjësit e Policisë së Shtetit në Shqipëri, në nivel vendor, do të marrin shpërblim në fund të vitit për angazhimin e tyre gjatë sezonit veror dhe menaxhimin e fluksit turistik.

Sipas një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shpërblimi u dedikohet punonjësve me grada policore në strukturat vendore, me motivacionin për “angazhimin dhe përkushtimin profesional” të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Në vendim sqarohet se masa e shpërblimit është 30.000 (tridhjetë mijë) lekë për secilin punonjës të përfshirë në këtë vendim. Po ashtu, theksohet se strukturat e burimeve njerëzore në njësitë vendore duhet të hartojnë urdhrat për shpërblim, së bashku me relacionin përkatës, për ta formalizuar procesin sipas procedurave të brendshme.

Ky shpërblim vjen si një vlerësim për rolin e policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë muajve të ngarkuar të verës, kur vendi përballet me rritje të numrit të turistëve dhe aktiviteteve publike, veçanërisht në zonat bregdetare dhe qytetet me frekuentim të lartë. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme