Kuleta me 800 euro i ra në parkingun e një pompe derivatesh, arrestohet personi që e gjeti dhe nuk e raportoi

0 minutes, 53 seconds Read
Banner Description

Një person është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës një person kishte humbur portofolin në parkingun e një pompe derivatesh. I dyshuari e kishte gjetur atë. Brenda kishte 800 euro dhe dokumentet personale.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para.

Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ

Magjistrale Podujevë–Prishtinë, 29.12.2025 – 19:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente. I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para.

 

Publikime te ngjashme