Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Për momentin, janë numëruar 754 vendvotime, që përbën 29.49% të totalit të 2,557 vendvotimeve në nivel vendi.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja VETËVENDOSJE! është në krye të listës. Kandidati Albin Kurti po udhëheq me 98,765 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 76,873 vota.
Në këtë fazë të numërimit, janë vërejtur disa ndryshime në renditjen e kandidatëve. Albulena Haxhiu ka kaluar Hekuran Muratin, duke u ngjitur në vendin e tretë më të votuar. Haxhiu aktualisht ka 39,903 vota, duke e lënë pas Muratin, i cili ka grumbulluar 39,579 vota.
Në renditjen e më të votuarve, Donika Gërvalla-Schwarz pozicionohet e pesta me 34,991 vota, ndërsa Xhelal Sveçla pason me 31,939 vota.
Pas Sveçlës, renditen Hajrulla Çeku me 29,816 vota, Avni Dehari me 26,210 vota, Mimoza Kusari-Lila me 24,334 vota dhe Ejup Maqedonci me 22,296 vota.
Një tjetër kandidat që ka tërhequr vëmendje është Shqipe Mehmeti Selimi, e cila ka marrë 17,810 vota. Po ashtu, Andini Hoti, djali i ideologut të çështjes kombëtare Ukshin Hotit, ka fituar 16,171 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar./lajmishqip.net
