Lushtaku: “Nuk e uroj asnjëherë Albin Kurtin për fitoren, ai është e keqja më e madhe për Kosovën”

0 minutes, 59 seconds Read
Banner Description

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Lushtaku u pyet nëse do të ndiqte shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili e kishte uruar Kurtin për fitoren. Përgjigjja e Lushtakut ishte e qartë:

“Jo, absolutisht jo. Ai ia ka vjedhur votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë,” theksoi Lushtaku.

Ai shtoi se qëndrimi i tij është personal dhe ndryshe nga ai i kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

“Bedriu është kryetar i partisë dhe unë respektoj mendimin e tij, por unë kam mendimin tim personal. Asnjëherë nuk ia uroj dhe as nuk dua që Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës,” tha Lushtaku.

Sipas tij, qeverisja e Albin Kurtit është një dëm i madh për vendin.

“Unë besoj se kjo është e keqja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Republikën e Kosovës,” përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme