Nisin rezultatet live për kandidatët, ja ku mund t’i ndiqni votat në kohë reale

0 minutes, 33 seconds Read
Banner Description

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht publikimin e votave për kandidatët për deputetë në platformën e saj online: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Në Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka filluar numërimi i votave individuale si dhe verifikimi i rezultateve për subjektet politike, duke u bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime menjëherë pas përfundimit të procesit fillestar.

“Ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e rreptë të vëzhguesve. Rezultatet në platformë do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme,” ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme