VV ngjitet mbi 48% dhe konsolidon fitoren, pas numërimit të rreth 34% të vendvotimeve

0 minutes, 45 seconds Read
Banner Description

Të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë një rritje të mëtejme të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e cila tani shkon në 48.10% të votave, në kohën kur janë numëruar 857 nga 2,557 vendvotime (rreth 33.5%). Ky trend e forcon pozicionin e VV-së dhe krijon një epërsi të qartë ndaj subjekteve tjera, duke e afruar gjithnjë e më shumë me një fitore solide në këto rezultate preliminare.

Sipas të njëjtave të dhëna, PDK renditet e dyta me 19.41%, ndërsa LDK mban vendin e tretë me 13.89%. AAK shënon 7.67%, Lista Serbe 4.26%, ndërsa Nisma 1.65%. Në total, deri në këtë fazë janë përpunuar 260,560 vota në sistem, me përditësime të vazhdueshme në kohë reale.

KQZ rikujton se rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit dhe përfshirjen e të dhënave nga vendvotimet e tjera. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme