Edhe nga numrimit e KQZ-së, VV udhëheq me rreth 47% të votave

0 minutes, 29 seconds Read
Banner Description

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi fillestar i votave, Lëvizja Vetëvendosje (VV) po prin me 46.77%, në kohën kur janë përpunuar rreth 17% e vendvotimeve (429 nga 2,557). Deri në këtë fazë të numërimit janë evidentuar 116,788 vota të numëruara (rreth 5.84% e totalit të regjistruar në sistem).

Pas VV-së, renditet PDK me 19.77%, ndërsa LDK me 13.52%. AAK shënon 7.57%, Lista Serbe 4.31%, ndërsa Nisma 1.72%. KQZ ka theksuar se këto janë rezultate preliminare dhe mund të ndryshojnë me përditësimin e numërimit në vazhdim. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme