Trump konfirmon vendimin për veprim Ushtarak ndaj Venezuelës! Prania Amerikane forcohet me nënndetëse Bërthamore

1 minute, 47 seconds Read

Ditën e hënë, më 17 nëntor, do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave në Konferencën e shtatë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Ky moment shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e shtatë Ndërqeveritare, së bashku me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar, për të hapur negociatat për grup-kapitullin pesë, të quajtur “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, raporton lajmishqip.net.

Pas përfundimit të punimeve, kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Grup-kapitulli pesë përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikim më të drejtpërdrejtë te prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit.

Përmes këtij grup-kapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor.

Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet evropiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat evropiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e grup-kapitullit pesë përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me BE-në, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme