Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së diel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban të Prishtinës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Pllana.
Burime të insajderit (jo zyrtarisht) bëjnë me dije se personi i plagosur është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe se dyshohet se plagët i mori nga arma e shërbimit e një kolegu të tij.
