Protokolli i rreptë, parfumi dhe shakaja për gratë! – Prapaskenat e lota të takimit Trump – Al-Shaara (Video)

1 minute, 40 seconds Read

Janë publikuar pamje nga takimi i zhvilluar mes presidentit amerikan dhe atij sirian në Uashington.

Presidenti sirian mbërriti në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje dytësore, ndërsa gazetarët nuk u lejuan të kishin qasje në Zyrën Ovale.

Pamjet e publikuara shfaqin pritjen e ngrohtë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i rezervoi homologut sirian, Ahmad al-Shaara.

“Ky është parfum për burra”, citohet të ketë thënë Trump, ndërsa hoqi kapakun e artë të shishes së parfumit të tij dhe spërkati liderin sirian.

“Ky është parfumi më i mirë”, tha Trump, duke shtuar se kishte një shishe edhe për gruan e tij, raporton Telegraph.

Më pas ai bëri shaka: “Sa gra ke? Një?” Kur al-Shaara qeshi dhe konfirmoi se kishte vetëm një grua, Trump ia përkëdheli dorën në mënyrë miqësore dhe tha me buzëqeshje: “Nuk iu duhet kurrë juve djemve”.

Stafi i Trumpit ndërmori masa të rrepta paraprake gjatë vizitës të së hënës. Presidentit sirian nuk iu lejua të futej me limuzinë në Krahun Perëndimor, nuk pati flamuj, roje nderi, apo shtrëngime duarsh para kamerave.

Automjeti i tij u pa të futej në hyrjen nëntokësore të “West Executive Drive”, e cila zakonisht përdoret vetëm për raste emergjente.

Një ditë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian njoftoi se vendi i tij i bashkohet koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Në këmbim, Trump zgjati pezullimin e sanksioneve sipas “Aktit të Cezarit” – ligj i vendosur për shkeljet e të drejtave të njeriut nën regjimin e Bashar-al Assad. Heqja e plotë e sanksioneve kërkon miratimin e Kongresit. Trump nuk e fshehu përshtypjen që al-Shaara i la atij.

“Ai vjen nga një mjedis shumë i vështirë dhe është një njeri i ashpër. Më pëlqen”, tha ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme