Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ka rënë në 2.3% në tetor, nga 2.4% që ishte në shtator, njoftoi të mërkurën autoriteti federal i statistikave, Destatis.
“Pas dy rritjeve të njëpasnjëshme sa i përket çmimeve të shërbimeve, norma e inflacionit shënoi një rënie të lehtë në tetor”, deklaroi Ruth Brand, drejtuese e Destatis.
Çmimet e energjisë ranë me 0.9% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%; norma bazë e inflacionit, pa përfshirë energjinë dhe ushqimin, ishte 2.8%.
Çmimet e shërbimeve u rritën me 3.5% gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa çmimet e mallrave shënuan rritje prej 1.2%./lajmishqip.net
