Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, për ndeshjen e vlefshme kualifikuese të Botërorit 2026.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka ftuar 25 futbollistë për dy sfidat e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Drejtësia në ndeshjen e mbrëmjes së sotme i është besuar rumunit Horatiu Fesnic.
Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Kombëtarja shqiptare pozicionohet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K, ndërsa një fitore ndaj Andorrës, e kombinuar me humbjen e Serbisë kundër Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në “play-off”./lajmishqip.net
