Taulant Kelmendi me akuza pas humbjes në Pejë: Fitorja e Muhaxherit nuk meriton respekt, u ndikua nga “bashkimet e vjetruara”

0 minutes, 35 seconds Read

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Pejën, Taulant Kelmendi, ka komentuar rezultatin e balotazhit, ku fitues u shpall Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Kelmendi e konsideroi rezultatin si të pritshëm, duke ia atribuuar atë bashkimit të forcave të tjera politike kundër tij, duke theksuar se kjo nuk është një fitore për qytetin.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Për besë kjo është fitore e Gazmend Muhaxherit dhe grupit të tij, nuk është fitore e qytetit të Pejës. Unë mendoj që ky rezultat është i ndikuar prej grupeve prej shumë bashkimeve të vjetruara politike dhe nuk meriton respekt, megjithatë urime grupit të Gazmend Muhxaherit”, ka deklaruar Kelmendi në një lidhje telefonike për “Debat Plus”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme