Pas përfundimit të procesit të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve preliminare në 18 komuna.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 20:01, pas numërimit të 70% të vendvotimeve në Kaçanik, kandidati i Vetëvendosjes Jeton Raka prin me 50.41% të votave (5,161 vota), ndërsa kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi ndodhet shumë afër me 49.59% (5,077 vota).
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultati përfundimtar mund të ndryshojë varësisht nga votat që mbeten për t’u numëruar.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë komunë ishte 20.84% apo 6 mijë e 983 qytetarë nga 33 mijë e 505 votues me të drejtë vote.


