Rezultat ‘fije të perit’ në Mitrovicë: Tahiri prin në dy exit poll-e, por Peci shumë afër

0 minutes, 31 seconds Read

Dy exit poll-e të ndryshme të realizuara për Komunën e Mitrovicës së Jugut e nxjerrin fitues kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin, por me një diferencë tejet të ngushtë.

Sondazhi i Baton Haxhiut e shpalli Tahirin fitues me 50.9% të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Faton Peci, u pozicionua me 49.1%.

Po ashtu, exit poll-i i Klan Kosovës e nxori fitues Tahirin me 50.34% të votave, përkundrejt Pecit që siguroi 49.66%.

Këto rezultate po interpretohen si një garë jashtëzakonisht e ngushtë, ku praktikisht çdo votë mund të jetë përcaktuese për fituesin e Komunës së Mitrovicës së Jugut./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme