Televizioni T7 ka publikuar rezultatet e exit poll-it për komunën e Pejës, të cilat tregojnë një epërsi të qartë për kandidatin aktual.
Sipas këtyre të dhënave, Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) prin bindshëm me 59.5% të votave.
Kundërkandidati i tij, Taulant Kelmendi, ka marrë 40.5% të votave, duke u pozicionuar pas Muhaxherit në këtë garë./lajmishqip.net
