Fishekë dhe mijëra euro në Jarinjë: Një muaj paraburgim për policin serb

0 minutes, 39 seconds Read

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pjesëtarit të Policisë së Serbisë, N.U., i cili u arrestua në Jarinjë nën dyshimin se transportoi fishekë dhe para të gatshme.

“Masa të pandehurit N.U. i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, i armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 par.1 i KPRK-së’”, konfirmoi Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Të dielën, më 02.11.2025, Policia njoftoi se në vendkalimin kufitar në Jarinjë u arrestua i dyshuari, pjesëtar i Policisë së Serbisë. Gjatë kontrollit në veturën e tij me targa të Beogradit, në bagazh iu gjetën dhe konfiskuan 51 fishekë, 9,900 euro dhe 26,000 dinarë serbë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme