Vëmendja e futbollit italian sonte do të jetë e përqendruar në “Allianz Stadium”, ku duke nisur nga ora 20:45, Juventusi dhe Milani do të përballen në derbin klasik të javës së gjashtë në Serie A.
Të dyja skuadrat i ndan vetëm një pikë në klasifikim, çka i shton edhe më shumë rëndësi këtij dueli historik. Milani, si lider aktual me 12 pikë, udhëton në Torino me objektivin për të çimentuar pozitat në krye dhe për të vazhduar serinë pozitive. Nga ana tjetër, Juventusi me 11 pikë kërkon një goditje të dyfishtë: të frenojë rivalin e përjetshëm dhe të marrë një fitore prestigji që do ta ngjiste në zonën e titullit.
Pritet një betejë taktike dhe intensive mes dy gjigantëve të futbollit italian, në një përballje ku rezultati final mund të ketë një ndikim të thellë në garën për kampion./lajmishqip.net