Për cilat deklarata të Kurtit SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën? Analistët flasin për tensionet politike

1 minute, 27 seconds Read

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën nxiti reagime të shumta lidhur me shkaqet që çuan në këtë vendim.

Sipas Anu Prattipati nga Ambasada amerikane në Prishtinë, SHBA janë të zhgënjyera me qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo tha se Uashingtoni po shqyrton përgjigjen e tij, duke paralajmëruar se çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është sfidë serioze për partneritetin mes dy vendeve.

Gjatë mbledhjes së 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi hapur Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ajo ka qenë e njëanshme dhe e afërt me partitë opozitare shqiptare, duke vonuar procesin e konstituimit të Kuvendit për tre muaj nga katër e gjysmë që ka zgjatur seanca.

Për më tepër, Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme që ndalon veprimet parlamentare deri më 30 shtator, masa kjo e kërkuar nga Lista Serbe si pasojë e ndarjes së votave për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti serb.

Lista Serbe, që zotëron 9 nga 10 vendet e rezervuara për pakicën serbe, insistoi për propozimin vetëm të Sllavko Simiqit, i cili nuk arriti të merrte votat e nevojshme. Kjo solli përfundimin njëanshëm të konstituimit të Kuvendit nga kryetari Dimal Basha, pavarësisht kontestimeve.

Sipas Prattipati, para votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ekzistojnë shqetësime lidhur me përpjekjet për kufizimin e pjesëmarrjes së partive serbe në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kjo situatë e tensionuar politike dhe institucionale është përmendur nga SHBA si shkak kryesor për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme