Goditi me shuplakë Joao Pedron pas finales, Luis Enrique justifikohet: Po përpiqesha të qetësoja situatën

1 minute, 9 seconds Read

Finalja e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe PSG-së u mbyll me skena të paprecedentë, teksa trajneri i skuadrës parisiene, Luis Enrique, u kap nga kamerat duke goditur me shuplakë sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro. Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, e cila u fitua 3-0 nga klubi anglez, dhe erdhi si kulm i tensioneve të larta gjatë gjithë 90 minutave.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, në fushë shpërtheu një përleshje verbale dhe fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në mes të rrëmujës, ku u përfshi edhe portieri Gianluigi Donnarumma, Enrique iu afrua Pedros, e kapi dhe e goditi në fytyrë, duke bërë që braziliani të rrëzohej. Tensioni ishte ndezur edhe gjatë lojës, e cila u karakterizua nga ndërhyrje të ashpra dhe një karton i kuq për lojtarin e PSG-së, Joao Neves.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll tentoi të justifikonte veprimin e tij, duke pretenduar se qëllimi i tij ishte të ndante lojtarët dhe të ulte tensionet. “U përpoqa ta qetësoja situatën. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë”, deklaroi Enrique. Megjithatë, pamjet filmike tregojnë qartë një sulm të drejtpërdrejtë fizik. Për këtë arsye, pritet që FIFA të nisë procedura disiplinore ndaj tij, dhe ai rrezikon një pezullim të gjatë, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme