Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, i përgjigjet opozitës: Konstituoni Kuvendin, pastaj jemi gati për debat

0 minutes, 48 seconds Read

Pas dështimit të seancës së 46-të dhe protestës së partive opozitare, të cilat po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza. Ajo i ka akuzuar deputetët opozitarë për shkelje të rregullores, duke theksuar se debati i tyre po zhvillohet pas mbylljes zyrtare të seancës.

Fejza theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për debat mbi të gjitha çështjet, por vuri një kusht të qartë: fillimisht duhet të përmbushet obligimi kushtetues. “Që të realizohet debati dhe të vazhdojë puna e kuvendit, fillimisht duhet të konstituohet”, deklaroi ajo.

Ajo kritikoi refuzimin e opozitës për të marrë pjesë në procesin e votimit, duke thënë se kjo po pamundëson funksionalizimin e institucionit. Në fund, Fejza u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që “të sillen në përputhje me obligimet ligjore që kanë si deputetë të Kuvendit”./kosovapress

Publikime te ngjashme