Anita Haradinaj rrëfen ditët e vështira: Si e mësova lajmin për Hagën dhe beteja e nënës me sëmundjen

1 minute, 18 seconds Read

Në një rrëfim televiziv, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ndarë kujtimet nga një prej periudhave më sfiduese të jetës së saj. Ajo ka evokuar momentin e largimit të bashkëshortit të saj për në Hagë dhe sfidat personale me të cilat u përball njëkohësisht.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit e kishte mësuar rastësisht, përmes televizionit, ndërsa po bëhej gati për një drekë me shoqërinë.

“Shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova,” kujton ajo, duke shtuar se konfirmimin e mori pasi kontaktoi producentin e lajmeve ku punonte, i cili i tha se nuk ishte e nevojshme të paraqitej në punë atë natë. “Aty e kuptova që ishte e vërtetë”.

Rruga drejt Hagës dhe momenti i dorëzimit të tij tek autoritetet ishte një përvojë thellësisht e dhimbshme. “Kur shkuam atje, nga një përcjellje me makina të kryeministrit, futet një shtet të të vërë prangat, është e dhimbshme. Aty nisa të qaj,” rrëfeu Haradinaj.

Ajo zbuloi se kjo periudhë e vështirë u rëndua edhe më shumë nga një dramë familjare. Të njëjtën ditë që përcolli bashkëshortin, ajo kishte shoqëruar edhe nënën e saj në spital, e cila të nesërmen do t’i nënshtrohej një operacioni të ndërlikuar për shkak të sëmundjes së kancerit, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme