“Po i kërkoj falje gomarëve që kanë ardh nga Istogu” – Arianit Koci proteston në mënyrë të pazakontë para Kuvendit

1 minute, 15 seconds Read

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të kësaj seance, avokati Arianit Koci ka protestuar sërish.

Koci kësaj radhe ka vendosur që protestën e tij ta bëjë në një mënyrë tjetër më simbolike, duke sjellë gomarët para Kuvendit.

“I kemi marrë me simbolikë, me tregu se kush po na udhëheq, dhe të njëjtit po mendojnë që na jemi gomar. Protesta është e qetë. Po i kërkoj falje këtyre gomarëve që kanë marrë rrugë nga Istogu deri këtu”, tha Koci.

Koci tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar se fajtorë është Albin Kurti.

“Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.

Ai tha se nuk po e kupton policinë qysh po shqetësohen nga katër gomarë e nuk po shqetësohen nga gomarët brenda.

“E papranueshme, sidoqoftë ne do të respektojmë urdhrat”, tha Koci.

E miku i tij i cili solli gomarët nga Istogu në Prishtinë, ironizoi duke thënë se “ky i vogli ka nevojë për sigurim shëndetësorë – nuk po i ofendoj nënat as fëmijët. Është një i ri që ka nevojë për shkollim adekuat e mirëqenie”.

Publikime te ngjashme