Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë ndërmarrë një sulm ajror në shkallë të gjerë, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake brenda territorit të Iranit.
Sipas një njoftimi të publikuar nga ushtria izraelite, në operacion morën pjesë rreth 30 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, të cilët lëshuan mbi 60 raketa drejt shënjestrave të paracaktuara.
Në listën e objektivave të publikuara nga IDF, përfshihen lokacione strategjike si:
- Në Yazd: Pretendohet se është goditur qendra e komandës strategjike të raketave “Imam Hussein”. Ky objekt, sipas ushtrisë izraelite, strehonte raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të tipit Khorramshahr.
- Në Isfahan, Bushehr dhe Avaz: Sulmet u përqendruan ndaj një sërë objektivash, duke përfshirë lëshues raketash, infrastrukturë për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, qendrën e komandës së Brigadës së Tretë, një depo dronësh, si dhe ushtarë iranianë që në momentin e sulmit ishin duke kryer operacione ngarkimi raketash, raporton lajmishqip.