Një nënkolonel dhe një kapiten policor në Drejtorinë Rajonale të Pejës janë ndaluar për 48 orë pas arrestimit mbi dyshimet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ata janë ndaluar për shkak të një incidenti të ndodhur më njëzetetetë maj 2025 në rrugën “Shpëtim Bojku”
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident trafiku, dy zyrtarët tashmë të ndaluar policorë kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë në aksident, por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.
Nënkoloneli dhe kapiteni policor, të cilët janë trashmë edhe të suspenduar, dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast, shoqërimin e të dyshuarit në stacion, duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar prokuroria për rast, në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë, duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Veprimet hetimore kanë përfshirë përveç tjerash edhe intervistimin e personave të përfshirë në këtë rast si dhe të dyshuarve./kosovapress