Kaos në Los Angeles: Protesta kundër Trumpit përfundon me zjarrvënie dhe përleshje me policinë

0 minutes, 49 seconds Read

Los Angeles-i u përfshi nga kaosi të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat kundër ashpërsimit të politikave të emigracionit nga presidenti Donald Trump degjeneruan në dhunë.

Protestuesit dogjën të paktën pesë makina autonome Waymo, bllokuan autostradën 101 dhe u përplasën me forcat e rendit, duke detyruar dislokimin e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare, përcjell Telegrafi.

Pamjet treguan protestues që festonin mes flakëve duke valëvitur flamuj meksikanë dhe duke brohoritur, ndërsa makinat e teknologjisë së lartë shpërndanin gaze toksike për shkak të baterive litium.

Waymo ndërpreu shërbimet në zonat e prekura, ndërsa policia autorizoi përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse për të shpërndarë turmat, që në disa raste kundërshtuan urdhrat.

Trazirat shkaktuan përplasje politike mes Trump dhe Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Trump i quajti protestuesit “trazirëbërës”, ndërsa Newsom e akuzoi për nxitje të dhunës.

Publikime te ngjashme