Parada 92 milionë dollarëshe: Tanket “pushtojnë” Uashingtonin për ditëlindjen e Trumpit dhe 250-vjetorin e Ushtrisë

1 minute, 11 seconds Read

Rrugët e Uashingtonit po mbushen me tanke, artileri të rëndë dhe automjete të blinduara. Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për një nga paradat më madhështore ushtarake në historinë e tyre moderne, një shfaqje force me një kosto që pritet të arrijë deri në 92 milionë dollarë.

Zyrtarisht, parada që do të mbahet më 14 qershor shënon 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Amerikane. Megjithatë, data nuk është aspak e rastësishme – ajo përkon saktësisht me ditëlindjen e Presidentit Donald Trump, duke ndezur një debat të ashpër nëse ngjarja është një nderim për forcat e armatosura apo një festë e personalizuar për presidentin.

https://x.com/nexta_tv/status/1931722283954893048

Për këtë ngjarje, drejt kryeqytetit po transportohen sisteme moderne howitzer, tanke dhe një arsenal i gjerë armatimesh të rënda, me qëllim shfaqjen e fuqisë 250-vjeçare të ushtrisë.

Kjo shifër marramendëse ka ngritur diskutime të shumta në SHBA, në një kohë tensionesh ndërkombëtare. Mbështetësit e shohin si një mundësi të merituar për të nderuar sakrificën e ushtarëve amerikanë. Nga ana tjetër, kritikët e quajnë një shfaqje force të panevojshme, duke akuzuar se po përdoret për qëllime politike, veçanërisht duke pasur parasysh dëshirën e njohur të Trumpit për parada ushtarake madhështore.

Publikime te ngjashme