Loredana nuk i mban lotët gjatë kohës që Jozi merr mikrofonin dhe këndon në BBVA – ky i fundit e kaloi natën duke u dëfryer me Olën

1 minute, 6 seconds Read

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili.

Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

Design Plus Carousel Ad

Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij.

Pamjet e transmetuara treguan reperen e njohur të përfshirë nga emocionet, duke lënë të kuptohet se kënga e Jozit kishte një ndikim të madh tek ajo.

Sigurisht, këto emocione lidhen me faktin se Loredana dhe Jozi dikur patën një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë, por tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

Jozi është parë kohët e fundit duke flirtuar me një tjetër banore, Olen, gjë që ka krijuar një dinamikë të re mes tij dhe Loredanës.

Momenti i mbrëmshëm ka nxitur diskutime mes fansave të formatit, të cilët kanë vënë re se Loredana ende ka ndjenja për Jozin ose ndoshta është thjesht e zhgënjyer nga ndryshimi i tij i shpejtë në qëndrim./Telegrafi

Publikime te ngjashme