Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet – a do të ketë urdhërarrest?

1 minute, 29 seconds Read

Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, e cila e ftoi atë në seancën e nesërme.

“Marrëzia juridike e BeH pasqyrohet më së miri në faktin se Kushtetuta po diskutohet nga një institucion jashtëkushtetues. Prokuroria e BeH më fton që nesër të jap deklaratë si i dyshuar për rrëzimin e rendit kushtetues, vetëm sepse kam kryer detyrën time të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj pas vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska”, tha ai.

Design Plus Carousel Ad

Ai përsëriti se Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës është kategori antikushtetuese dhe nuk mund të flasë për Kushtetutën, transmeton Telegrafi.

“Organet, aktivitetet e të cilave janë të ndaluara në territorin e Republikës Sërpska, nuk ekzistojnë në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës. Shpejtësia me të cilën ata reaguan tregon se gjithçka ishte e përgatitur paraprakisht, që nënkupton vazhdimin e përndjekjes politike”, tha ai.

Dodik ndër tjera theksoi se “ata po më gjykojnë sot sepse nuk mund të gjykojnë miliona serbë që nuk duan të privohen nga e drejta në vendin e tyre”.

“Por le ta dinë – Serbia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë koloni e askujt! Ne jemi vetëm, ne i marrim vendimet tona dhe do t’i bindemi vetëm Kushtetutës sonë, e jo vullnetit të atyre që do ta shkelin Serbinë me procese të montuara politikisht”, përfundoi ai.

Nëse Dodik nuk paraqitet në Prokurorinë e BeH për seancën dëgjimore dhe siç pretendon ai nuk do të paraqitet, atëherë lind çështja e lëshimit të një urdhër-arresti për të.

Publikime te ngjashme