Ukrainasit godasin me dronë depot e naftës në Rusi,

0 minutes, 39 seconds Read

Forcat ukrainase kanë arritur të sulmojnë me dron depot e naftës në qytetin rus Engels në rajonin e Saratovit.

Shpërthime të shumta janë regjistruar në zonën e shënjestruar, ku si pasojë kanë shpërthyer zjarre të mëdha.

Autoritetet e atjeshme lokale kanë konfirmuar se është goditur një objekt industrial.

Nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase është bërë e ditur se depoja e tjetër e naftës Engels 2, që gjendet pranë bazës ajrore ruse është goditur gjithashtu – që konsiderohet si “shtëpia” e shumë aeroplanëve luftarakë.

Sipas Kievit, dëmet në depot e naftës krijojnë probleme logjistike për aeroplanët luftarakë rusë – duke ua zvogëluar kështu aftësitë për të sulmuar qytetet ukrainase./Telegrafi

Publikime te ngjashme