Berisha krahason protestat në Tiranë me ato në Beograd: Do jetë dimër i vështirë

1 minute, 9 seconds Read

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë ndëkrohë ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiç.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot ëhstë përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protesë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Begograd po dridhet nga themelt diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendiot. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.

Design Plus Carousel Ad

Nëse qeveria nuk do të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike Berisha tha se qeveria do të rrëzohet.

“Do e rrëzojmë. Mosbindja civile është kodi”, tha Berisha.

Publikime te ngjashme