Sulm me dronë kamikaz në Grozni të Çeçenisë

0 minutes, 56 seconds Read

Në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, dronët kanë sulmuar bazën OMON si dhe regjimentin e dytë të njësive speciale të policisë.

Fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale, shfaqin dronët që sulmojnë bazën ushtarake ku fluturaket pa pilot bien në Grozni.

Sipas informacioneve preliminare, një dron ka sulmuar regjimentin e dytë të njësisë speciale të policisë çeçene, kurse një tjetër shënjestroi bazën OMON.

Raportohet se janë dëgjuar të shtëna armësh derisa po binin dronët kamikaz, e shpërthimet nga përplasja janë dëgjuar në tërë kryeqytetin çeçen.

Forcat e Ramzan Kadyrovit edhe më herët ishin shënjestër e dronëve kamikaz të ushtrisë ukrainase – si shenjë hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në luftën në Ukrainë, ku këto trupa janë rreshtuar përkrah rusëve.

Publikime te ngjashme