Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka publikuar adresimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për media dhe ka thënë se për ata që ende nuk e kanë kuptuar, rrezik për serbët që jetojnë në Kosovë është vet presidenti i Serbisë.
“Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: Vuçiq është rrezik dhe jo mbrojtje për serbët në veri, të cilët duan vetëm të jetojnë një jetë normale dhe nuk duan të jenë veglat e mbajtjes së pushtetit dhe interesave të Vuçiqit”, ka shkruar ajo në X.
Madje ajo thotë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ishte i dëmshëm për serbët që jetojnë në Kosovë.
Prandaj, edhe një herë: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do ta zgjidhte konfliktin, sigurisht jo për serbët në veri, përkundrazi, do t’u jepte më tej mundësinë që ata të shantazhohen për të zbatuar interesat e Vuçiqit pa marrë parasysh interesat e serbëve në veri. Vuçiqit nuk i intereson nëse ata kanë punë, ujë apo rrymë”, ka shkruar ajo.