Berisha: Ibrahim Rugova ishte i pari që e mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari idenë e Kosovës së pavarur

0 minutes, 49 seconds Read

Berisha: Ibrahim Rugova ishte i pari që e mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari idenë e Kosovës së pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në konferencën për 80-vjetorin e lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Berishës, Kosova e pavarur ishte një ide që Ibrahim Rugova e mbolli në mendjen e pothuajse të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Ibrahim Rugova ishte unik në llojin e tij, politikan edhe misionar dhe ata që nuk e njohën Rugovën si të tillë, gabuan shumë.

‘Rugova ishte vështirë ta ndaje, se cili Rugovë predominon. Predominon Rugova misionar, apo Rugova president, politikan’- u shpreh Berisha.

Për Berishën, Ibrahim Rugova ishte një personalitet, ku të gjithë gjenin garancinë për një shtet demokratik të Kosovës, ku do të jetonin së bashku, shqiptarët, serbët, malazezët, boshnjakët, romët dhe të gjithë etnitetet e tjera.

Publikime te ngjashme