U godit nga një mjet metali në vendin e punës, humb jetën 25-vjeçari në Prizren

0 minutes, 59 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.

“Ju informojmë  se me datë 24.11.2024, në ora 15:40,  në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj,  derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Gushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences.

Në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.

Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin./Indeksonline

Publikime te ngjashme