Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

1 minute, 11 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Prishtinë.

Një person është therur për vdekje me mjete të mprehta (thikë) në rrugën “Tirana” të kryeqytetit, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 20:30.“Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rrugën Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë për një mosmarrëveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë.

Ekipi shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla tha se gjendja e të plagosurit është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla.

Ndërkaq mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje./Telegrafi

Publikime te ngjashme