Von Der Leyen-Kurtit: Të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës

0 minutes, 36 seconds Read

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Von Der Leyen falënderon kryeministrin Kurtin për pritjen e ngrohtë dhe për bisedën përmbajtjesore.

Për më tepër Lyen ka përgëzuar Kurtin për “sukseset mbresëlënëse ekonomike” të viteve të fundit.

“Faleminderit për një pritje të ngrohtë dhe një diskutim të thellë,@albinkurti. Urime për sukseset mbresëlënëse ekonomike të këtyre viteve të fundit. Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE-së.

Publikime te ngjashme