“Më tërhoqët zvarrë”, përplasja e Ilir Metës me prokurorët në gjyq: O Dum Duman, mbajeni mend se çfarë do ju bëj

0 minutes, 38 seconds Read

Me tensione është zhvilluar seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai u përball me prokurorët që firmosën arrestimin e tij, Altin Dumani, njëherësh kreu i SPAK, si dhe me Arben Krajën e Sotir Kllapin.

Kur kreu i SPAK vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Metës, ky i fundit i është drejtuar personalisht Dumanit.

“O Dum Duman mbaje vath në vesh”, ka thënë Meta ndërsa më tej drejtuar edhe Arben Krajës u shpreh: “ E ke nisur me mashtrime, unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, mësohet të ketë thënë Meta sipas dëshmitarëve.

Publikime te ngjashme